Pablo Neruda: Unë vetë, jam ëndrra jote…

Dhe tani je e imja, shplodhu në ëndrrën tënde brenda times,
Dashuria, dhimbja dhe puna le të flenë tani,
Nata vëhet në lëvizje nga rrotat e padukshme
dhe ti pranë meje, e pastër, si qelibar i fjetur.

Asnjë tjetër nuk do flejë me ëndrrën time e dashur,
ti do ikësh, ne do ikim të shoqëruar nga ujërat e kohëve,
askush tjetër nuk do udhëtoje hijen e saj me mua,
vetëm ti, përgjithmonë e gjelbër,
përgjithmonë diell, përgjithmonë hënë.

Duart e tua kanë hapur grushtin delikat
dhe lanë të rrëzohen pa drejtim, gjurmët e tyre të buta.

Sytë e tu vetëmbyllen si dy krahë gri,
ndërsa unë ndjek ujërat që t’i sjell,
e që më çojnë në vazhdim.

Nata, toka, era, përshëndesin fatin e tyre
dhe unë, jo vetëm që nuk jam pa ty,
por unë vetë, jam ëndrra jote…

Shqipëroi: Fatos Arapi

*Titulli i origjinalit: “Tani je e imja!

ObserverKult


pablo neruda

Lexo edhe:

JA PSE PABLO NERUDA U ELIMINUA NGA REGJIMI KILIAN I KOHËS

Pablo Neruda u vra. Lajmi është konfirmuar së fundmi nga ekspertë të Universitetit Mekmaster në Kanada, Universitetit të Kopenhagës në Danimarkë dhe disa studiues kilianë, të cilët kanë investiguar prej kohësh mbi këtë çështje eshtrat e poetit të famshëm, fitues të Çmimit Nobel për Letërsisë.

Në fakt, një bakter përgjegjës për botulizmin, ishte gjetur tashmë në vitin 2017 në kockat e Nerudës nga i njëjti grup ekspertësh, duke mohuar versionin e mbështetur gjithmonë nga diktatura e Augusto Pin oçet mbi kancerin e prostatës si shkaktar i vdekjes së tij.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult