Robert Shvarc: E ç’mund të kem në këtë orë të vonë?

Poezi nga Robert Shvarc

E ç’mund të kem në këtë orë të vonë,
kur troket nata me gishtërinj të gjatë
mbi xham të ftohtë të qivurit – dhomë –
e ç’mund të kem përveç mallit të pamatë!

E ç’mund të kem, kur s’mbushem dot me frymë,
dhe dua ajër, qiell e hapësirë
aromë lulesh në një livadh me brymë,
edhe vegimin tënd të ëmbël e të dlirë!

ObserverKult


Lexo edhe:

ROBERT SHVARC: MOS MË LËNDO, SE TË KAM BESUAR SHUMË…