Skandaloze: Ja me çfarë posteri protestohet kundër Handkes!

Menjëherë pasi fitoi Çmimin Nobel, mbështetësi i politikave gjenocidiale të Millosheviqit, Peter Handke, nisën reagimet nga opinioni publik.

Kosova dhe Bosnja ishin më të zëshmet, duke kërkuar tërheqjen e çmimit.

Në vazhdë të këtyre reagimeve ishte parashikuar edhe një protestë para Ambasadës Suedeze në Prishtinë, mirëpo organizatori, regjisori Ben Apolloni, dje njoftoi se pasi nuk i kishin ndjekur procedurat e nevojshme për ta paralajmëruar mbajtjen e protestës, 72 orë përpara në polici, kishin marrë vendim që protesta të shtyhej.

Por një grup qytetarësh nuk ishin të njoftuar për shtyerjen e protestës.

Pesë të tillë kishin dalë sot para Ambasadës së Suedisë në Prishtinë, duke kërkuar që t’i merret çmimi Peter Handkes.

Por vëmendjen aty e mori posteri skandaloz që ata mbanin në duar.

Në dy fjali sa edhe ishin në poster vëreheshin gabime të tmerrshme gjuhësore./ ObserverKult

Fotot: GazetaExpress