Regjisori britanik, ka punuar filma që i rezistojnë kohës. Tre ekspertë të Hitchcockut kanë sqaruar se përse mjeshtri i dyshimeve mbetet akoma një nga regjisorët me më influencë. Edhe në epokën e teknologjisë, Alfred Hitchcock mbetet një emër i njohur.
Në listën e filmave në “Amazon” dhe “Netflix” njerëzit mund të kalojnë përmes filmave të Alfred Hitchcock diçka që është e pazakonshme për këto biznese moderne dhe për platforma të filmave në SHBA. “55 filmat e Alfred Hitchcock janë të përhershëm”, ka thënë publicist i filmave Thilo Wydra, autori i librave për aktorët që kanë luajtur në filmat e Hitchcock, si Grace Kelly dhe Ingrid Bergman, dhe autor i librave për mjeshtrin po ashtu.
“Për shembull? “Hidhu një shikim filmave si “Room With a View”, “Vertigo”, apo “Psycho today” apo edhe – sa mirë do të ishte – shikoni ata për herë të parë dhe ju do ta kuptoni se këto kryevepra nuk kanë humbur asgjë nga atraksioni i tyre, magjia dhe efekti vizual. Kjo është e qartë edhe sot nëse e shihni Hitchcock në ekran të madh. Nëse tashëm jeni i familjarizuar me punët si ‘The Birds’ i vitit 1963 efekti në ekran është shumë i fuqishëm, i pafiltruar dhe intensiv. Vetëm pak filma sot i kanë këto”, ka thënë ai.
Shkrimtari nga Munich, Alexander Kluy potencon një arsye tjetër përse Hitchcock ka një popullaritet të pavdekshëm, duke thënë se “ai asnjëherë nuk ka dashur që ta mësojë publikun”, mirëpo ta argëtojë atë. “Prandaj ai ishte i dhënë pas zhanrit triler, dhe filmave që shfaqin pasiguri”, ia shtojmë asaj “elegancën vizuale, gjallërinë dramaturgjike, ironinë e karakterit dhe shenja e simbole me shumë kuptime”.
Specialisti i Hitchcockut, Ingo Kammerer një ligjërues në Universitetin e Augsburgut, ka potencuar një arsye tjetër. Hitchcock ishte një “mjeshtëri i vet-marketingut”, një emër “i njohur dhe që ka lënë gjurmë”. Çdo gjeneratë ka thënë Kammerer rastësisht do të takohet me Alfred Hitchcock.
Hitchcock është e qartë që është i njohur për filmat e tij, mirëpo emri i tij paraqitet në disa fusha të ndryshme artistike, për shembull në novelat që ai ka shkruar në rini të tij, në veprat artistike si projekti “Looking for Alfred” i artistit nga Belgjika J. Grimonprez, por edhe në lapsa të dizajnuar si “Limited Editon Alfred Hitchcock” nga Montblanc. “Ndikimi i Hitchcock në kulturën moderne pop nuk mund të nënvlerësohet”, ka thënë Thilo Wydra. Sekretin e trendit të Hitchcock, Kammerer e definon si “një narrativë e jashtëzakonshme. Asgjë nuk është e tepërt, çdo detaj ka një funksion thelbësor në total, asgjë nuk është e rastësishme. Ky zbërthim në thelb dhe zbatimi i saj estetik përmes teknikës së kamerës dhe sekuencave vizuale janë shtylla e krijimit modern të filmit”.
Kammerer potencon sesi Hitchcock vepron me publikun. Duke marrë si shembull filmin e tij klasik “Psycho”. “Ai manipulon me shikuesit natyrisht, mirëpo po ashtu i jep edhe atij hapësirë për të marrë pjesë në narrativë”. Filozofi francez Gilles Deleuze e përshkruan interaksionin në mes të artistit dhe publikut si një “imazh mental”. “Është vetëm shikuesi ai që e plotëson narrativën”, shton Kammerer. Thotë se ai ishte i pari që kishte potencuar se në mediumin e filmit “tensioni i krijuar në mes të shikuesit i cili di më shumë për situatën sesa protagonisti ishte diçka që Hitchcock ka perfeksionuar”.
Alexander Kluy pajtohet: Hitchcock “ fortëson gënjeshtrat në mënyrën sesi ai luan me pritshmëritë e publikut, vë në dyshim dhe largon dyshimet, zakonisht me një prekje të ironisë, duke gjeneruar pritshmëri atëherë dhe tani”. Ekspertë të filmit shohin botë të interpretimeve që hapen. “Është një lojë në sipërfaqe argëtuese dhe ndonjëherë armiqësore, ndonjëherë sadiste, ndonjëherë aq e thellë saqë e zbulon veten vetëm pasi që është parë disa herë, dhe për çdo gjeneratë ndoshta shihet si bashkëkohore”.
Të tre ekspertët e Hitchcock potencojnë faktin që më vonë regjisorët i janë referuar me emrin “mjeshtri” dhe e kanë imituar dhe cituar atë.
Thilo Wydra numëron disa: “Duke filluar nga francezët më së shumti Claude Chabrol dhe François Truffaut, pastaj amerikanë si Martin Scorsese, Steven Spielberg dhe Brian De Palma, deri te regjisorët e ri si francezi François Ozon”. Ata dallohen që janë ndikuar nga Hitchcock nga stili, imazhi vizual, përdorimi i muzikës dhe përfshirja e audiove në prapavijë”.
Alexander Kluy thotë: “elementet optike dhe teknike – editimi i filmit, teknika e kamerës, sekuencat – janë ndoshta një nga arsyet e mbijetesës të influencës së tij. Tjetra është personazhet e tij emocionuese, morale dhe psikologjike, të cilët janë të dyanshëm dhe multidimensionalë”.
Kluy ka thënë se disa regjisorë e kanë nderuar regjisorin me ndikim përmes zgjedhjeve të tyre për lokacionet e filmave: Ethan dhe Joel Coen ka xhiruar “The Man Who Wasn’t There”, karakteri ishte xhiruar në bardh e zi në Santa Rosa, një qytet i vogël në Kaliforni ku 60 vjet më parë, Hitchcock kishte bërë filmin e tij të rafinuar dhe shqetësues, “Shadow of a Doubt”, po ashtu bardh e zi.
Kammerer pajtohet: “Në zhanrin triler, Hitchcock është gjithnjë i pranishëm. Seriali “Mission Impossible” dhe “James Bond” të kujtojnë ‘North by Northwest’. Elementi i pasigurisë është po aq pjesë e artit të filmit sikurse edhe efekti kinematografik ‘Vertigo’, i zmadhimit i konceptuar në filmin e famshëm të Hitchcock. Steven Spielberg mori “skenën e fushës së misrit nga ‘North by Northwest’ dhe e zgjeroi atë në një film të tërë – ‘Duel. Dhe ai i fundosi ‘Zogjtë’ në oqean – me ‘Jaws’”.
Brian de Palma, i konsideruar si admiruesi më i madh i Hitchcock në filmat e Hollywood-it “ka punuar aq shumë afër mjeshtrit për një kohë dhe i lodhur pas thirrjeve si një kopje jo kreative e Hitchcock ai kishte thënë: Po sigurisht. Hitchcock është për filmin sikur Bach për muzikën: një ndikim që nuk mund ta tejkalosh.” Një filmbërës gjerman që është përmendur në këtë bisedë është Tom Tykwer, i cili thotë Ingo Kammerer në “’Lola runs’, zhytet në Berlin në ngjyrat Vertigo”. Seritë që ofrohen përmes platformave janë homazh për Hitchcock: “Seria e njohur në Netflix “Black Mirror” ka shumë moment nga Hitchcock”, thotë Kammerer.
Kështu 120 vjet nga ditëlindja e tij, mjeshtri britanik i regjisë Alfred Hitchcock është kthyer edhe në epokën digjitale po ashtu, jo vetëm me punët e tij, por edhe si manovrues me kukulla prapa skenave dhe mësues i një gjenerate të tërë regjisorësh/DW.