N’vdeksha sot a nesër
Mos me përmendni
Mos më kushtoni poezi e kangë
Skam me qenë tu ju ndëgju.
N’vdeksha sot a nesër
Përbijini ato fjalë që kurrë nuk mi thatë
Varrosini ndjenjat në shpirtat e juj
Se nuk du tjerët me i ni ato që i nditë për mu.
N’vdeksha sot a nesër
Mos i publikoni fjalë të rreme miradije
Mos i publikoni fotografite që as vet nuk i kujtoni kur i kemi bo
Mos m’kushtoni kangë që kurre s’kam me i ndëgju.
N’vdeksha sot a nesër mos m’qani
Se une kam me qenë e lumtur që ika
Me keqardhje që i lash ata që m’dojnë
Po tu vrapu n’paqe për veten që kurrë s’e braktisa.