Alban Bala: Je më e mirë se në ëndrrën time, ta dish!

Poezi nga Alban Bala

Je më e mirë se në ëndrrën time,
Je me bukur,
Tash edhe në ëndrra më merr malli për ty.

Nuk është se ti mungon,
Po kur nuk je-as unë nuk jam dot aty.

Je rrezja e diellit që më përshkon si mjegullën,
Jam gjurma jote prej drite.
Ti nuk ke faj… Flutrat kurrë s’e dinë
Sa të bukura janë, sa të rralla.

Je prizmi i syve të mi të përmallur
Pa ty nuk ka ngjyra! Drita zbret e bardhë
Dhe e padukshme, si ajri.

Je më e mirë se në ëndrrën time, ta dish!
Ti je një përrallë,
Që zemra e dëgjon gjithmonë për herë të parë,
Dhe rri zgjuar gjithë natën.

ObserverKult


Lexo edhe:

ALBAN BALA: SONTE TË PASHË NË RRUGË, NË ÇDO FYTYRË…

alban margo dhe memli ta kam dhuru zemren

Sonte të pashë në rrugë. Ishe ti
Në trupin e një tjetre. Ikje
Brenda ecjes së pasigurt, fustanit që era
Ta lëmonte me sy.
Ishe ti me një fytyrë tjetër.

Shpatullat e gjera, lëkura vizllinte
Muzgun me ngjyra toke në qiell.
Flokët e ndritshëm, qeshja e verbër,
Isha gati të të ndiqja
Me shpresë se kur të ndaleshe
do të ishe prapë ti…

Malli mund ta krijojë një njeri nga kujtesa
Por nuk mund ta ndalë një ikje.
Sonte të pashë në rrugë në çdo fytyrë…

ObserverKult


Lexo edhe:

ALBAN BALA: I LUMI UNË PËR TY, SA E MIRA JE!