Mihail Lermontov: S’kam si mbështetje asnjeri…

Mërzitem, trishtohem! – dhe s’kam si mbështetje asnjeri,
Në çasin e shpirtit të nxirë…
Dëshira… përjetë e më-kot për t’i patur, ç’dobi?
Po vitet kalojnë – gjith koha m’e mirë!

Të duash – po cilin – se kjo për pak kohë s’e vlen,
Dhe nuk mund të duash përjetë…
Të kqyrish vetveten? – atje asnjë gjurmë nuk gjen,
Dhe gazi e mundimi e çdogjë del e shkretë.

Pasjonet? – po shpejt apo von kjo sëmundë-ëmbëlsi
Nga forc’ e gjykimit do çduket,
Dhe jetën n’e pafsh me vërejtje dhe gjakftohtësi, –
Një tallje e zbrazur dh’e marrë të duket!

Përktheu: Lasgush Poradeci