Poezi nga Teodor Keko
Në portën time po trokas
si zakonisht, në mbrëmje vonë.
E di, pas dere do pres një çast,
grimohen lodhjet ndërkaq në dhomë.
Është gruaja ime e rraskapitur,
në fytyrë po hap pak krem,
Ajo , e bukura e botës,
s’ka forcë të qeshë. Dhe buzëqesh.
Ka mbajtur djalin, ka bërë gjellën,
shkruar ditarin, larë shtëpinë,
ka pritur miqtë, ka larë enët,
ka ndezur zjarrin dhe dashurinë.
Dhe rraskapitjen kyç brenda vetes,
se dashuron , s’thotë dot u lodha!
Si Galile më vjen të them:
-Rreth dashurisë vërtitet bota!
ObserverKult
———————–
Lexo edhe
Bashkëshortja kujton: Teodor Keko kam 19 vjet që jetoj me kujtimet për ty
Më fal!
Gjithnjë e më shumë bindem se njeriu jetoka dhe e mbushka shpirtin me kujtime. Kam plot 19 vjet që vazhdoj të jetoj, në fakt mbijetoj, me kujtimet e atyre viteve të jetesës intensive me ty.
Por ngaherë në ditët e fundgushtit , në këto 19 vjet, përballoj dicka më të fortë, ndjenja e humbjes më është më prezente se cdo ditë të vitit.
Në çdo 20 gusht filloj e përgatis veten për takimin e datës 22 e pas çdo takimi kthehem në shtëpi më e zhgënjyer se kurrë sepse prapë, megjithëse flas e flas, asnjë përgjigje nuk marr prej teje, asnjë buzëqeshje, asnjë përqafim.
Shpesh e ngushëlloj veten duke menduar se mbase ti merr kohe të mendohesh, mbase gjërat rrjedhin më ngadalë në atë botën ku ti tashmë jeton, mbase sa të mbërrijnë atje fjalët e mia e sa të kthehen mbrapsh përgjigjet e tua duhet ca kohë. Kushedi mbase ti pret rastin që përgjigjet t’i dërgosh sa herë unë e fëmijët kemi më shumë nevojë, në atë mënyrën që vetëm ti vazhdon të dish ta bësh aq mirë, me mbështetjen që na jep pikërisht në momentin e duhur.
Letrën e plotë perkujtuese për të madhin Teodor Keko e gjeni KETU
ObserverKult