Çun Lajçi: Fjala, shpirti e dhimbja

(N’dy vjetorin e ikjes Bubë)

Me shamia t’kuqe duvaki
si nuse qe pret n’qiler me i shkua trimi
pret dhimbja n’shpirt m’u lidhë
Bubulinë
n’letër vegëz m’u vargua
si n’fleta kerubimi

Flutur m’u ba n’gjethe t’zverdhueme
me t’kërkua kujtimesh pa ndalë
dy e tri e tridhet vjet
deri t’bahet e verdhë si ftua
e m’u kthye prap të dhimbja n’zemër
xixillonja nandoreve tua me pikua

Por vjeshta fjalët m’i thanë si gjethet
mendimet si drujt m’i zhvesh
e bahem brymë mbi gurin tand n’Drelaj

E Santu nga Goa
ah Santu i vetmi t’shkruen

* 2nd year memorial for bubu
it’s doesn’t matter
two years or twenty years
she wil always have special place
in my heart 💞💞❤
#RiP My love

Drelaj, 19.11.2019