“Shqipëri, o vendi im!”, kënga e njohur e interpretuar nga Inva Mula (teksti dhe video)

Muzika: Avni Mula, Teksti: Hysni Milloshi, Dhjetor 1978

N’palë t’flamurit t’kishte marrë
gjyshi plak një grusht me dhe
të na thotë sa kemi nënë,
se nuk jemi pa atdhe,
pa atdhe!

Brez pas brezi atje larg,
një grusht dhe na mbajti gjallë,
ja ku erdha – jam pranë teje,
tokën puthë dhe bëhem djalë!

Shqipëri, o vendi im,
mbushur dritë e krenari,
të kam nënë e më ke djalë,
zemra ime Shqipëri.

Shqipëri, o vendi im,
lulëkuqe ja ku je,
toka jote aq e dlirë
e fortë qëndron përherë!

Që ngaherë me pushkë e penë,
besë e nder e burrëri,
të gjithë botës i tregove,
ç’bën ky popull për liri!

Brez pas brezi larg atdheut,
një grusht dhe na mbajti gjallë,
ja ku erdha jam pranë teje,
tokën puth dhe bëhem djalë.

Shqipëri o vendi im
mbushur dritë e krenari
të kam nënë e më ke djalë
zemra ime Shqipëri.

Shqipëri, o vendi im,
lulëkuqe ja ku je,
toka jote aq e dlirë,
e fortë qëndron përherë!

Shqipëri o vendi im,
mbushur dritë e krenari,
të kam nënë e me ke bijë,
zemra ime Shqipëri…

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult

Inva Mula

————————-

rexhep qosja filmat

Lexo edhe:

REXHEP QOSJA: SI MUND TA DALLOJMË NJË SNOB?