SI ERDHI KJO PUNË KËSHTU?
Nga Petrit Ruka
Deri tani më kanë ardhur 1378 pisha me xixa,
2130 gota me shampanjë,
830 kambana që tunden pa pushim…
E sa për fishek-zjarre po përvëlohem si në një ferr….
Çfarë trishtimi i thukët. Ai që të uron ka shtypur një tast dhe ja nuk ka harxhuar asnjë sekondë për ty. Asnjë të vetme. Madje duke ua nisur të gjithëve njëherësh (all) as që e di se ta ka nisur dhe ty.
Çfarë ti bësh? Dhe ja e ndjen se je krejt vetëm, pa ato dy tre sekondat e bekuara kur (ai/ajo) atje tej po shkruan emrin tënd, duke pasur në sy dhe fytyrën e sytë e tu…
Kohëra moderne! (që kështu mos ardhshin kurrë!!)
Me të gjithë dhe me askënd.
Ndaloni more shokë! Më mirë bëni 10 – 15 urime dhe aq. Se aq miq kini. Të tjerat janë shtirje dhe gënjeshtra të bardha.
Oiii… oiiii
ObserverKult