Ja cilat janë pesë pikturat më të kërkuara në botë!

CNN Style iu drejtua Google-it për të parë se cilat piktura kanë kryesuar kërkimet në internet anekënd globit gjatë pesë vjetëve të fundit. Bazuar në këto rezultate, më poshtë janë 5 pikturat më të kërkuara në botë.

1. “Mona Lisa” kryeson renditjen dhe nuk ka përse çuditemi: është piktura më e famshme në botë e gruas misterioze me buzëqeshjen enigmatike. Dhe, të mendosh që përpara shekullit XX, siç thonë historianët, “ Mona Lisa“ njihej shumë pak jashtë rretheve të artistëve.

2. “Darka e fundit” bën që Leonardo të jetë i vetmi artist i cili shfaqet dy herë në këtë listë. E pikturuar në një epokë kur imazhet fetare ishin ende një temë artistike mbizotëruese, “Darka e Fundit” përshkruan herën e fundit kur Jezusi ndau bukën me dishepujt e tij përpara kryqëzimit. Piktura është një afresk i madh – 4.6 metra i lartë dhe 8.8 metra i gjerë, gjë që e bën pamjen e tij të paharrueshme.

3. “Nata me yje” e Van Gogh-ut – një prej pikturave më të bukura të mjeshtrit të madh, e cila përcjell të gjithë stilin e rrallë të tij përmes penelatave të trasha, të guximshme dhe inovative. Format dhe ngjyrat e jashtëzakonshme të saj i kanë intriguar artdashësit për dekada të tëra.

4. “Ulërima” e Eduard Munch-it, një vepër që nuk harrohet lehtë, e që ka dhe një karakteristikë: sipas blogut të Muzeut Britanik, ekzistojnë dy piktura, dy pastele dhe më pas një numër i papërcaktuar skicash për të. Në vitin 2012, një nga pastelet u shit për gati 120 milionë dollarë në ankand.

5. “Guernica” e Pablo Picasso-s është një prej punëve më madhështore të piktorit gjenial dhe tregon bombardimin e qytetit bask me të njëjtin emër gjatë Luftës Civile në Spanjë./21Media


Lexo edhe:

“DARKA E FUNDIT”, PIKTURA QË FSHEH BRENDA VETES SHUMË MISTERE

ObserverKult