Poezi nga Louis Aragon
E diel a e hënë qoftë
Darkë e mëngjes
Mesditë a mesnatë
N’ferr a n’parajsë
Dashnitë njëlloj janë
Dje t’thashë
Ne kemi me flejtë bashkë
Dje, sot e përgjithmonë
T’kam t’vetmën udhë t’jetës
Zemrën time ta dhash
Me tëndën bashkë ajo troket
Për sa kohë jetë do t’ketë
Ne kemi me flejtë bashkë
Se dashnia ime për ty
Si ishte do t’jetë
Me krahët mbi trupin tënd t’mbuluar
Qiellin lartë si çarçaf
Aq shumë t’du sa rrënqethem
Për sa kohë do t’dëshirosh
Ne kemi me flejtë bashkë
Përktheu: Çlirim Lazaj
ObserverKult
Lexo edhe:
DASHNIA JEME PËR TY ASHT E PËRJETSHME…
Bashkëshorti jem i dashtun dhe unë ishim së bashku prej 46 vitesh. Çdo ditë të Shën Valentinit ishte ai vetë që më sillte lulet ma të bukura me një pusullë me pesë fjalë: ” Dashnia jeme për ty, rritet”.
Katër fëmijë, katërdhetegjashtë buqeta dhe një jetë mbushë me dashuni, kjo ishte pasunia që më la kur ai vdiq para dy vitesh.
Të parin Shën Valentin e vetme mbas dhjetë muej që e kisha humbë, u shokova kur mora një buqetë të mrekullueshme adresue për mue nga John.
Fort e nervozueme me zemër të thyeme telefonova luleshitësin tuj i thanë që duhet t’i kishte prue gabim.
Luleshitësi më ktheu përgjigje: ” Jo zonjë, nuk i kam prue gabim. Burri juej para se me vdekë ka pague për shumë vite dhe na ka kërkue me i garantu se këto buqeta do t’i sillnim dhuratë, çdo ditë të Shën Valentinit”.
Me zemër në fyt mbylla telefonin dhe lexova pusullën.
Thoshte: ” Dashnia jeme për ty asht e përjetshme”.
Nga Sue Johnston
Përshtati në shqip Arjola Zadrima
ObserverKult