Arbëreshe: Kljani trima, kljani gjith me lote (teksti dhe kënga)

Këngë arbëreshe

Kljani trima, kljani gjith me lote
se iku djavi, çhë na bënej dritë.

Shkova ga derra jote skish njeri
shkova ga udha e Krojt e nuk të pash.

Kërkova gjitoní për gjitoní
e mosnjeri më tha se ti ku je.

Një mnjegul e zëzë më vu në si
më salti grujte mnje ngjifti den.

Një herëzë mu ngrova në shtëpi
si zog i varfër çhë jam pa folje.

Kljani trima, kljani gjith me lote
Se iku djavi, çhë na bënej dritë.

ObserverKult


Lexo edhe:

KJO KËNGË ARBËRESHE ËSHTË “E VJETËR” SA GJUHA SHQIPE

Se arbëreshët e kanë ruajtur me shumë fanatizëm traditën shqiptare, dëshmohet edhe përmes kësaj kënge që ata e ruajnë dhe e përcjellin në brezat e rinj, si jehona që është e lashtë po kaq sa gjuha shqipe.

Kjo këngë flet për martesën e Jurendinës, ndërsa fton burra, gra e vasha të stolisura që të jenë pjesë e këtij gëzimi, për ta përcjellë martesën e saj me dhurata, valle, daulle, çifteli dhe dolli – dëshmi tjetër kjo, e zakoneve tradicionale shqiptare, transmeton ‘konica.al’.

Arbëreshët e këndojnë ende sot, këtë këngë, shoqëruar me pamje të jetës dhe kulturës arbëreshe në Itali, atje ku ata jetojnë me traditat e vjetra, prej 600 vjetësh me radhë…

“Ngini (ngitni, ngani), oj gjindë të mira
Me dhurat’ e me dafina
Se martohet Jurendina
E ju, gra më të mëdha
Vjershëroni ju në dasmë

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult