ObserverKult ua sjell disa thënie nga Nelson Mandela:
“Vështirësitë e jetës disa i lodhin, të tjerë i forcojnë. Por nuk ka asgjë në botë që mund të vrasë shpirtin e atij që ëndërron të arrijë diçka në jetë. Sepse ai që di të ëndërrojë mund të jetë edhe kapiten i shpirtit të tij”.
“Ajo që ka rëndësi në jetë nuk është thjesht fakti që kemi jetuar. Është ndryshimi që kemi bërë në jetët e të tjerëve, ajo që do të përcaktojë rëndësinë e jetës që ne kemi bërë”.
“Nëse i flet një njeriu në një gjuhë që e kupton, ajo që i thua i ngulitet në kokë. Nëse i flet me gjuhën e tij, i ngulitet në zemër”.
“Arsimi është arma më e fuqishme që mund të përdorësh, për të ndryshuar botën”.
“Kur njerëzit janë të vendosur, ata mund të kapërcejnë çdo pengesë”.
“Më pëlqejnë miqtë që kanë mendje të pavarura, sepse të ndihmojnë të shohësh problemet nga të gjitha pikëvështrimet”.
“Unë jam në thelb një optimist. Nuk mund ta them nëse është e lindur, apo e ushqyer. Pjesë e të qenit optimist, është që të mbash kokën drejtuar nga Dielli, dhe këmbët që ecin përpara”.
“Mirësia e njeriut është një flakë që mund të fshihet, por nuk zhduket”.
ObserverKult
Lexo edhe:
JAIME SABINES: TË DUA QYSH NË DHJETË TË MËNGJESIT
Të dua qysh në dhjetë të mëngjesit, edhe në njëmbëdhjetë, edhe në dymbëdhjetë të mesditës. Të dua me mish e me shpirt, ndonjëherë, edhe në pasditet me shi.
Por, në orën dy të drekës, edhe në orën tre, kur nis të mendoj për ne të dy, ndërsa ti mendon për gatimin, ose angaritë e ditës, ose për argëtimet e munguara, filloj të të urrej neveritshëm, kurse gjysmën e urrejtjes ia kushtoj vetes time…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU