Sopranoja Inva Mula ka treguar se ka pasur fatin ta njihte nga afër këngëtaren e madhe, Nexhmije Pagarusha.
Me lot në sy pas homazheve që bëri pranë arkivolit të Nexhmije Pagarushës, tha se sot për të është një ditë shumë e dhimbshme.
“E kemi humbur fizikisht por do ta kemi për jetë të jetëve figurën e saj, zërin e saj, kumbimin e saj dhe të gjithë shoqërive artistike. Nexhmije Pagarusha ka qenë për mua jo vetëm ikona e artit por ka qenë edhe një mikeshë shumë e ngushtë e familjes time. Jam rritur me dashurinë e saj, për mua është një ditë shumë e dhimbshme”, tha Mula.
Homazhe kanë bërë edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Albin Kurti.