S’ka me kumbue ma zani i bareshës në lugjet e verdha
Shaminë n’ajër e bartin tingujt e shpirtit të njomë.
Kush ka me i ndjekë fluturat nesër në livadhe
Kush ka me mbledhë luledele
Me ia ba kunorë bareshës…
E në buzë me ia lanë aromën e vendlindjes.
Larg, shumë larg ashtë sot mëngjesi
E s’mundet kush me m’ngushëllue
Veç blegërimës së qengjave
Që ma dëftojnë ardhjen e pranverës.