Nga Faik Konica
“Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë mend dhe ndërtohen. Ne shqiptarët, s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, ne nuk këmbejmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot”.
ObserverKult
Lexo edhe:
“AMANETIN S’E TRET DHEU”: ÇKA KËRKOI FAIK KONICA PARA SE TË VDISTE?
Kishte jetuar vetëm për Shqipërinë, i ishte kushtuar asaj dhe nuk kërkonte gjë tjetër veç të prehej në dheun e saj. “Nuk do të më tresë dheu nëse ti Imzot Noli, ti Lamja i vogël dhe të gjithë ata që e quajnë vehten shqiptarë, nuk do të çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë.”, kishte shkruar Faik Konica me dorën që po i ftohej nga vdekja.
Nga Anton Çefa
“Amanetin s’e tret dheu” ka thënë fjala e popullit dhe urtia e fjalës së tij është e rëndë si guri e më e rëndë se ai. Këtë e dinte shumë mirë Konica, kur i shkruante testamentin Nolit dhe Lames së Vogël. (Sejfulla Maleshovës, që shkruante nën pseudonimin Lame Kodra). Po ku ta dinte ai, se Shqipëria do të mbyllej nga herezia e kuqe dhe jo vetëm që nuk do të pranonte eshtra bijsh, por do të nxirrte jashtë edhe sa e sa bij të tjerë të devotshëm e vullnetmirë!
Dhe Noli që gjatë gjithë jetës vajtoi e lëshoi kushtrimin për shokët e tij të luftës të mbetur “syrgjyn vdekur” jetoi dhe vdiq jo vetëm me mallin e Atdheut dhe brengën për fatin e tij, por edhe me pengun në shpirt që nuk arriti t’i plotësonte dëshirën e fundit të mikut të tij, “njërit prej bijve më të shkëlqyer të Shqipërisë, njërit nga çampionët më të mëdhenj të indipendencës kombëtare, pa dyshim ustajt më të madh të shkrimit të gjuhës sonë”, siç e kishte përkufizuar ai vetë…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU