Poezi nga Frederik Rreshpja
Lërmë të vij me ty!
Në fushë ecin ciganët dhe mbi supe
daullet u varen si kufoma,
ku shpirtrat e shkretëtirës
s’kanë për t’u zgjuar kurrë.
Nga çerdhja e shiut fluturoi
kënga e rëve tërë gjëmë.
Lërmë të vij me ty!
Ky është muzgu im i fundit.
Unë vij tek ti të vdes, s’e ke kuptuar?
Më duhet të vdes dhe më duhet pastaj
të shpërndaj gjakun tim mbi trëndafilat.
ObserverKult
—————–
Lexo edhe:
PREJ 6-8 SHKURT, JU MIRËPRESIM NË FESTIVALIN POETIK TË PRISHTINËS!
Nga 6 deri më 8 shkurt mbahet Festivali Poetik i Prishtinës, organizuar nga Portali për Kulturë Letërsi dhe Art, ObserverKult. Për tri ditë me radhë do të ketë promovime librash, mbrëmje autoriale, debate tematike, diskutime, dokumentar, video-poezi, video-ese homazhe, requiem dhe orë poetike me autorë të zgjedhur…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU