Poezi nga Charles Bukowski
Kur Zoti krijoi dashurinë, s’na ndihmoi shumë
kur Zoti krijoi qentë s’i ndihmoi shumë qentë
kur Zoti krijoi bimët ishte diçka normale
kur Zoti krijoi urrejtjen na dha një gjë normale të dobishme
kur Zoti më krijoi Mua ai më krijoi Mua
kur Perëndia krijoi majmunin majmuni po flinte
kur krijoi gjirafën ishte i dehur
kur krijoi narkotikët ishte çakërrqejf
dhe kur krijoi vetëvrasjen ishte në terren
Kur të krijoi ty të shtrirë në shtrat
e dinte se çfarë po bënte
ai ishte i dehur dhe i hareshëm
dhe krijoi malet, detin dhe zjarrin
në të njëjtën kohë
Bëri disa gabime
por kur të krijoi ty të shtrirë në shtrat
Ai bëri gjithë Universin e Tij të Shenjtë.
Përktheu: Faslli Haliti
ObserverKult
Lexo edhe:
AZEM SHKRELI: SHKO, MË MIRË DHE HESHT. MOS U KTHE MBAS…
Shko se furishëm po fryn në mua erë mallkimi që s’të fal.
Dhe, dije mirë, kurrë më një e një nuk bëjn’ një si thonte Hikmeti, ai farë poeti me këngë prej zjarri.
Shko merri me vete lutjet tua, edhe hijen tënde hiqe zvarrë rrugëve si gjënë e ndyrë.
Mos u kthe pas.
Mos i harro sytë e përlotur në shtekballin tim.
Mos thuaj lamtumirë.
Asgjë mos thuaj.
Merri me vete gjurmët nëpër të cilat erdhe një natë më e përvuajtur se frika dhe hyre në mua.
Shko dhe bëhu fjalë e mbrame n’gojën time.
Bëhu shkrepëtirë e fikur n’ylberin e shkrimit tim.
Bëhu çdo gjë pos Meje e Teje dhe asaj që e quajtëm Ne kur i zinim yjet si fluturat e ua ngjisnim nganjë emër mos ta harrojmë emrin tonë.
Shko, merri me vete edhe rrugët, të mos kthehesh kurrë në vesën e lotit të rrejshëm, gërmadhat e kujtimit t’i rrëzosh…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU