Edhe Teatri i Kosovës anulon shfaqjet

Konform masave për parandalimin e përhapjes së CoronaVirusit edhe Teatri i Kosovës ka vendosur që të gjitha shfaqjet e muajit mars të anulohen.

Ky është njoftimi i tyre:

Të dashur miq të teatrit!

Konform masave të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së CoronaVirus-it (Covid-19), për të cilat u mor vendim sonte në mbledhjen e Qeverisë, me qëllim shmangien e aktiviteteve me pjesëmarrje të gjerë të publikut, NJOFTOJMË SE ANULOHEN të gjitha shfaqjet e parapara të mbahen në kuadër të programit të shfaqjeve për muajin Mars.

Njëkohësisht apelojmë tek ju, respektimin strikt të udhëzimeve të njoftuara për shmangien e përhapjes së këtij virusi./ ObserverKult