Historia e dashurisë së Tina Turner, bashkëshorti dhuroi veshkën për të

Tina Turner gjeti dashurinë e vërtetë me Erwin Bach pasi u nda nga burri i saj i parë abuziv. Dyshja kishin një marrëdhënie dashurie për 38 vjet derisa ajo u nda nga jeta të mërkurën në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë dhe të paspecifikuar.

Bashkëshorti i dytë i këngëtares e ndihmoi të gjente lumturinë dhe ajo tha se ata kishin një lidhje të menjëhershme që nga momenti kur u njohën brenda aeroportit të Dyseldorfit, në Gjermani në vitin 1985.

Bach, 16 vjet më i ri se Turner, nuk u frikësua kurrë nga fama, talenti apo suksesi i saj dhe ishte gjithmonë pranë saj. Ai madje i dhuroi veshkën e tij në prill të vitit 2017 për t’i shpëtuar jetën.

Turner u takua me Bach, një drejtues i kompanisë evropiane diskografike EMI, në aeroportin e Dyseldorfit në vitin 1985. Çifti tha se takimi mes tyre ishte dashuri me shikim të parë.

“Menaxheri i saj Roger [Davies] më kërkoi të merrja Tinan në aeroport”, kujton Bach në dokumentarin e HBO-së të vitit 2021 me titullin “Tina”.

“Ai ishte me të vërtetë kaq i bukur. Zemra ime [po rrihte shpejt] dhe do të thotë se një shpirt është takuar me dikë dhe duart më dridheshin”, tregoi Tina.

“Duart e mia ishin të ftohta akull. Pra, kjo është ajo që ata e quajnë dashuri me shikim të parë, mendova. O Zot, nuk jam gati për këtë”, kishte thënë artistja e ndjerë.

Dyshja filloi lidhjen e tyre në të njëjtin vit dhe Turner vazhdoi të punonte me kompaninë EMI për të distribuuar muzikën e saj jashtë shtetit.

“Rënia në dashuri me burrin tim, Erwin, ishte një tjetër ushtrim për të lënë zonën time të rehatisë. Por edhe për të qenë e hapur ndaj dhuratave të papritura që jeta ka për të ofruar”, shkroi ajo në librin e titulluar “Happiness Becomes You: A Guide to Changing Your Life for Good”.

“Ditën që takova Ervinin për herë të parë, në një aeroport në Gjermani, duhet të isha shumë e lodhur nga fluturimi im, shumë e preokupuar me mendimet për turneun tim të koncerteve”, shtoi ajo.

“Por unë e vura re atë dhe menjëherë ndjeva një lidhje emocionale. Edhe atëherë, mund të kisha injoruar atë që ndjeja.

Mund të kisha dëgjuar zërat e fantazmave në kokën time që më thoshin se nuk dukesha mirë atë ditë, ose se nuk duhet të mendoja për romancën sepse ajo nuk përfundon kurrë mirë.

Në vend të kësaj, unë dëgjova zemrën time.

E lashë zonën time të rehatisë dhe e vendosa si prioritet njohjen me Erwin. Ai takim i parë i thjeshtë çoi në një marrëdhënie të gjatë e të bukur dhe martesën time të vetme të vërtetë”.

U deshën 27 vjet para se Bach dhe Turner, 73 vjeçe në atë kohë, më në fund të kurorëzonin lidhjen e tyre me martesë në një ceremoni civile në brigjet e liqenit të Cyrihut në Zvicër në vitin 2013.

Disa ditë pas dasmës së tyre, ata organizuan një festë luksoze me plot yje hollivudianë në shtëpinë e tyre ekstravagante zvicerane, ku Oprah Winfrey dhe David Bowie ishin në mesin e 120 të ftuarve.

Rreth 70,000 trëndafila të kuq dhe të verdhë nga Holanda janë përdorur për të dekoruar shtëpinë e tyre.

Bach zbuloi se i kishte kërkuar Tina Turnerit që të martohej me të dy herë më parë kur ajo të mbushi 50 vjeç.

“Po përpiqesha t’i tregoja Tinës përkushtimin tim. Unë mendoj se kur një grua mbush 50 vjeç, ajo duhet të ketë një kurorë nga partneri i saj”. Kështu u shpreh bashkëshorti i saj gjatë një interviste në “Oprah’s Next Chapter”, transmeton ‘dailyxing.com’.

“Isha i përkushtuar dhe doja ta tregoja këtë, kështu që u ula në gju. Unë kurrë nuk e kam bërë këtë më parë në jetën time. Nuk kam qenë kurrë i martuar më parë.

Dhe unë kisha gati unazën time…Unë kisha gjithçka gati”.

Turner shpjegoi: “Edhe pse më propozoi, nuk e mendoja se ishte e vërtetë, nuk e besova”.

ObserverKult


Lexo edhe:

MESAZHI I FUNDIT QË LA TINA TURNER DY MUAJ PARA VDEKJES!

Ylli i muzikës, Tina Turner, ndau një postim të zymtë në Instagram për përkeqësim të veshkave të saj dy muaj para vdekjes.

Turner, 83-vjeçe, foli për problemet e saj shëndetësore në Ditën Ndërkombëtare të Veshkave më 9 mars.

Ajo zbuloi se e vuri veten në ‘rrezik të madh’. Kjo duke mos e marrë seriozisht diagnozën e saj të hipertensionit të vitit 1978.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult