Nuk e di se si ndjehesh, ti, miku im
Të shkon dhe ty si mua dora në filxhan?…
Edhe pa sheqer të ishte, e hidhur pelin
Të parën rrufe, pa gjithë tabakanë…
Por, ja që ca symbyllur kinezë
Në një ditë të bardhë u ngrenë e teshtinë
Ca thanë-virus, ca-magji e zezë
Dhe tërë një botë fap në karantinë
Por, ti miku im, tê më rrish pa droje
Se miqtë kinezë e hodhën tani
Prit kur të na thonë:-Ishte vetëm lojë
Dhe po deshët, mund të luajmë përsëri
Ndaj ditë të bardha prapë do të vinë
Ndonëse të hutuar dukemi hëpërhë
Do t’ia heqim gjembat dreqit karantinë
Sa ta shohim që u trembëm për asgjë
Do mblidhemi prapë në kafenë
Le të plasin ata vogëlushët kinezë
Do i thërras ustait:-Për mua një kafe
Edhe për miqtë e mi, nga një terr të zezë!