Qeveri, mos u kujdes për vdekjen time!

rexhep shahu
Rexhep Shahu

Mos u kujdes për vdekjen time, poezi nga Rexhep Shahu

Qeveria ime,
Pashai im, faleminderit!
Nuk më detyrohesh asgjë.
Asgjë, të lutem, Pasha!

As për vdekjen time mos u kujdes më
Mos mendo si të më vdesësh
se po të vdes vetë
pa të trazuar ty, pa të shqetësuar
(nuk ia vlen të shqetësohesh
ti madhëri për vdekje të vogla njerëzish).

Ndoshta pa ty
do të kem vdekje më të bukur
më të dinjitetshme, sigurisht.

Mjaft madhëri,
të lutem, mos u kujdes më për vdekjen time
mos u kujdes më për vdekje të vogla njerëzish.

ObserverKult


Lexo edhe:

REXHEP SHAHU: NË SPAÇ ME HAVZI NELËN