Të dua ( Je T’aime) nga Lara Fabian, teksti dhe kënga:
Vërtet kishte mënyra tjera
për t’u ndarë
Mbase ca copa xhami
mund t’na kishin ndihmuar
N’këtë heshtje t’dhimbshme
vendosa t’fal
gabimet që mund t’bëjmë
n’dashni t’marrëzishme
Vërtet vajza e vogël n’mua
t’kërkonte gjithmonë
Pothuajse si nënë
m’mbuloj, m’mbroj
Ta vodha këtë gjak
që nuk duhej t’ndanim
N’mes t’fjalëve t’ëndrrave
do t’bërtas…
Të dua, të dua
si një i çmendur,
si një ushtar
si një yll filmi
Të dua, të dua
si një ujk
si një mbret
si një njeri që nuk jam
e sheh, kështu t’dua
Vërtet t’i besova
tana buzëqeshjet e mia
tana sekretet e mia
Edhe ato që kanë vetëm vëllain
për kujdestar t’pashfaqur
N’këtë shtëpi prej guri,
djalli na shikonte duke vallëzuar
Kaq shumë desha luftën
e trupave që paqëtoheshin
Të dua, të dua
si një i çmendur
si një ushtar
si një yll filmi
Të dua, të dua
si një ujk
si një mbret
si një njeri që nuk jam
e sheh, kështu të dua
Përktheu: Çlirim Lazaj
ObserverKult
_____
Kliko edhe:
KËNGË E VJETËR, POR E BUKUR E SABRI FEJZULLAHUT: TË FALA NGA PRISHTINA (TEKSTI DHE VIDEO)