Sabri Fejzullahu: Të fala nga Prishtina (teksti dhe kënga)

Këtu dhe dita fillon nga dashuria,
qyteti rritet në bukuri.
Këtu dhe jeta nxiton kah dituria,
e dielli sodit me lakmi.

Verë në bozhure e verë në ne,
anembanë ushton jehona.
Yje të reja lart mbi dhe
shend e verë në zemrat tona.

Eja në pranverë,
tok e tok si gjithherë,
zemra-zemrës si përherë
besa-besë si gjithherë.