Ti këtë dashuri s’ke për ta ditur
brenda meje rri, gjithmonë e fjetur.
Dhe lotët t’i fsheh, gjithmonë i ndjekur
si nga një zë i thekshëm prej çeliku.
Kjo jetë që nxin njerëz, yje bashkë
në gjoks të gjakosur m’u ngul pa mëshirë
fjalë të errta kafshuan e nxinë
dhe flatrat e shpirtit tënd kryelartë.
Nëpër kopshte shoh, kërcejnë plot njerëz,
trupin tënd presin, agoninë time,
mbi kuaj drite, kuaj krifëgjelbër.
Por ti vazhdo fli, fli o jeta ime.
Ndjen ndër violinat gjakun që m’kullon?
Kujdes! Hap sytë, dikush po na përgjon!
Përshtati ne shqip: Maks Rakipaj