Ekziston vetëm një lumturi në jetë: të duash dhe të të duan…

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Jini më të mirë e do të jeni më të lumtur. / Pierre-Marc-Gaston de Levis

Ekziston vetëm një lumturi në jetë: të duash dhe të të duan. / George Sand

Kur bëhet fjalë për paratë e tjetrit, thuhet se ato nuk bëjnë lumturinë. / Luigi Arnaldo Vassallo

Mos prano asnjë lumturi që arrihet në dëm të shumicës. /André Gide

Lumturia përbëhet nga fatkeqësi të evituara./ Alphonse Karr

Gruaja ime dhe unë kemi qenë të lumtur për njëzet vjet. Pastaj jemi njohur. /Rodney Dangerfield

Kërkimi i lumturisë është feja e vërtetë e individit modern. Por edhe ajo, si të gjitha fetë e tjera, është një iluzion. /Edgar Morin

Nuk mund të jesh lumturisht i martuar. Ose je i lumtur, ose i martuar./ Alda Merini

Në miqësi ashtu si në dashuri, shpesh jemi më të lumtur për gjërat që injorojmë sesa për gjërat që dimë./ François de La Rochefoucauld

Kur mbaron ambicia, fillon lumturia./ Thomas Merton

ObserverKult


Lexo edhe:

NËSE PËR LUMTURINË TËNDE TË DUHET LEJA E DIKUJT TJETËR, JE VËRTET NJË MJERAN I SHKRETË…