Ju ftojmë ta dëgjoni këngën “Natën” nga Dren Abazi
Sot do të dalë, natë e çmendur i yti jam,
në errësirë, ndjehem i fort unë ndjehem i lirë,
kur sheh një gotë, vetëm natën dhimbjet kalojnë,
në errësirë, ndjehem i fort unë ndjehem i lirë.
Një natë që u largove atë natë ike larg,
natë e çmendur më ftoj në mëkat,
një natë ti më harrove, atë natë ike larg,
nate e çmendur, më ftoj në një shtrat.
Ti më beso, dikush tjetër në ty nuk ngjason,
ti më kupto, në një natë githçka mund të ndodhë,
ti nuk e di, një pasion jo s’është dashuri,
ti se pranon, të gjithë ne natën ndryshojmë.
Një natë që u largove atë natë ike larg,
natë e çmendur më ftoj në mëkat,
një natë ti më harrove atë natë ike larg,
nate e çmendur më ftojë në një shtrat….
ObserverKult
Kliko edhe:
Ti dhe unë, këndon Anjeza dhe Dren Abazi
Edhe kjo natë më është e gjatë,
të pres të vish në përqafim.
Ne jemi lot qe s’thahet kurrë,
tregim i bukur me dhimbje shumë.
Vetëm për ty frymoj në jetë,
netët e errëta ti m’i ndriçon.
Dëgjoje zemrën që rrah për ty,
ajo rrëfen për dashuri.
Kliko për video edhe tekstin e plotë KETU
ObserverKult
Kliko edhe:
NDAHET NGA JETA NË MOSHËN 95-VJEÇARE, “LILO LABE”
Ndërron jetë Mesarete Imeraj (Karagjozi) që njihet nga shqiptarët si Lilo Labja.
Njihet si një nga veteranet shqiptare më jetëgjata të Luftës së Dytë Botërore.
Imeraj është veterania, mbi jetën dhe veprimtarinë e së cilës u bazua roli i Lilo Labes. Rol ky i përjetësuar në filmin “Malet me blerim mbuluar” nga aktorja Yllka Mujo.
Disa vite më parë Imeraj rrëfeu për mediat 24 momente nga jeta e saj mes shtigjeve të luftës që i përngjante rolit që pati në film, transmeton ‘gazetatema’.
“Kam qene 17 vjeçe kur kam dalë partizane në luftë. 6 ditë dhe 6 netë kam qenë e plagosur në Ferrë. Por rinia është ajo që të bën të jetosh.
17 dhëmbë më janë hequr nga plumbat, ndërsa jashtë shtetit me vunë buzën prapë, ma qepën. Jemi krenarë për brezin që kemi qenë, asnjë brez nuk i ka dhënë Shqipërise atë që i kemi dhënë ne”, shprehej ajo.