Cilido torollak është i aftë të gjejë një punë dosido, por duhet inteligjencë e madhe për t’ia dalë pa punuar./Bukowski
Dhe Thënie tjera të përzgjedhura:
Armiqtë tanë më të këqij nuk janë injorantët, por inteligjentët e korruptuar./ Graham Greene
Mënyra më e sigurt për të harxhuar frymën kot, është të këshillosh tët bir./ Kin Hubbard
Për t’u kënaqur me pak duhet një shpirt i madh./ Arturo Graf
Kur dikush martohet, përgjysmon të drejtat dhe dyfishon detyrimet./ Arthur Schopenhauer
Ka një forcë shtytëse më të madhe se avulli, se elektriciteti dhe se energjia bërthamore, është vullneti./Albert Einstein
Mos u dëshpëro ngaqë të ka lënë gruaja. Do të gjesh një tjetër e do të të lërë edhe ajo./ Charles Bukowski
Nuk ka rëndësi se në cilin tren udhëtoni. E rëndësishme është në cilin stacion zbritni./ Mark Twain/
ObserverKult
Lexo edhe:
CHARLES BUKOWSKI: BABAI I KISHTE VDEKUR, NËNA KISHTE IKUR NGA SHTËPIA E AJO…
Kesi ishte më e reja dhe më e bukura e 5 motrave. Kesi ishte vajza më e bukur në të gjithë qytetin. Gjysmëindiane, kishte një trup çuditërisht të hedhur, të zjarrtë, ishte si gjarpër, me dy sy që flisnin. Kesi ishte zjarr i lëngshëm në lëvizje. Ishte si një shpirt i mbërthyer në një kallëp, që nuk arrinte ta përmbante atë.
Flokët e gjatë kafe, flokët e mëndafshtë valëzonin dhe hepoheshin ashtu si valëzonte dhe hepohej trupi i saj. Nuk kishte rrugë të mesme për Kesin. Kishte edhe nga ata që thoshin se ishte e çmendur. Idiotët e thoshin këtë.
Idiotët nuk mund ta kuptonin atë. Për njerëzit në përgjithësi ajo dukej një makinë qejfi, dhe prandaj nuk donte t’ia dinte, ishte apo nuk ishte ajo çmendur. Dhe Kesi kërcente, flirtonte, i linte meshkujt ta puthnin, por veç në raste të rralla, kur duhej të hynte në temë, ajo eklipsohej, ajo iu jepej meshkujve.