Vikena Kamenica & Sidrit Bejleri: Orët ma t’bukra me ty i kam kalu (teksti dhe kënga)

Nur dashniet je o vashë për mu
je burim i lumtunisë
orët ma t’bukra me ty i kam kalu
n’krahët e tu, tuj u molisë.

O sa andrra sa kujtime
ka prej teje zemra ime
që na lidhin mos me u nda
syni i han’s veç i ka pa.

Lule t’bukra sjell pranvera
bashkë me ty dhe gëzime tjera
dalin fushash me i shiju
unë me ty e ti me mu.

Sonte hana djalë asht tuj m’diftu
për shumë t’ri si unë e ty
ndoshta me zili asht tuj t’shikju
se sa shof dashninë me shfry.

Çifte t’bukra sonte paskan dalë
me zili rrin tuj shikju
bashk sho-shoit (njëri-tjetrit)
i flasin t’amlat fjalë
lumë si sot gjithmonë me shku.

ObserverKult

—————————————————–

Lexo edhe:

Vikena Kamenica & Alma Bektashi: Dashurinë e kërkojmë (teksti dhe kënga)