Bashkim Alibali: Zemrën kur ta theva, o e shtrenjta ime (teksti dhe kënga)

Në duart e tua u rrita o nënë,
Në netët pagjumë pikoi dritë e hënës.
Dhe veten qortova të zënë në gabime
Zemrën kur ta theva, o e shtrenjta ime.

Vij nga rrugë e gjatë
Ti më pret e para,
T’i puth ato duar
Mbushur plot me mall.

Në çdo rrudhën tënde, në çdo flokë të bardhë
Unë shoh fëmijërinë, hapin tim të parë.
Dhe nga unë fëmija kërkove në jetë
Të rritem i mbarë për këtë tokë të shtrenjtë.

Nga po ky këngëtar: BASHKIM ALIBALI: I DASHURUAR ISHA UNË… (TEKSTI DHE KËNGA)