Ndoc Gjetja: Më në fund u plakëm grua…

ndoc gjetja
Ndoc Gjetja - foto nga Kolec P. Traboini Athine, qershor ,1993

Më në fund u plakëm grua,
siç e sheh dhe vetë
me thinja të bardha e rrudha
na mbushi kohë e sertë.

Dhe shëtitjet i rralluam
nëpër dhomë vijmë përqark,
dhe në vend të tyre shtuam
kollën dhe kafenë me pak.

Sa më ka marrë malli, grua
të zemërohem qoftë dhe kot,
si dikur atje tek udha
kur të shihja me një shok.

Ne kemi vite që pasqyrën
e përdorim shumë rrallë
se kemi sytë e njëri-tjetrit
fytyrat tona për t’i parë.

*Titulli i origjinalit:”Pleqërishte”

ObserverKult


Lexo edhe:

RUDOLF MARKU: NDOC GJETJA NUK ISHTE POET I VETMUAR E AS I BRAKTISUR….

Nga Rudolf Marku

Bëhen dhjetë vite që kur poeti Ndoc Gjetja ndërroi jetë.

Më kujtohet se si, plot dhjetë vite më parë, Preç Zogaj më dërgoi një tekst të shkurt: I dashur mik. Kam një lajm të hidhur për ty: Ndoci na la!

Ndoc Gjetja ka qenë dhe mbetet një poet që shquhet për ngrohtësinë e fjalës së sinqertë, për natyrshmërinë dhe shpirtësinë poetike dhe për zhdukjen e barrierirës mes fjalës së shkruar dhe fjalës së folur. Jo të gjithë poetët arrijnë ta bëjnë këtë! Ndoci shkruante në atë mënyrë si fliste dhe si mendonte në jetën e përditshme. Ai ishte krijuesi që jetonte çdo minut të jetës së vet, me poezinë.

Herën e fundit që e takova, pas 15 vitesh ndarjeje, më pyeti nëse Walt Whitman, poeti që ai e donte më shumë nga çdo poet tjetër në këtë botë, vlerësohet prapë në Angli! Pyetjen ma bëri në shtëpinë e tij, buzë Drinit, tek pinim një kafe turke. U qetësua kur i dhashë sigurinë e paautorizuar nga askush se Walt Whitman mbetet prapë një poet tepër i vlerësuar jo vetëm në Angli, por dhe në SHBA!

Lexoj shumë shkrime për Ndoc Gjetjen, një tregues zemër ngrohës i popullaritetit të tij. Vlerësoj një libër shkruar nga Kujtim Dashi- i saktë dhe fisnik…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU