ObserverKult ua sjell disa thënie nga Osho:
Largojeni idenë për t’u bërë dikush, sepse ju tashmë jeni një kryevepër. Ju nuk mund të përmirësoheni, ju duhet vetëm duhet ta dini, ta kuptoni atë.
Frika më e madhe në botë është mendimi i të tjerëve, dhe momenti kur nuk keni frikë nga turma, ju nuk jeni më një dele, ju bëheni një luan. Një zhurmë e madhe lind në zemrën tënde, zhurma e lirisë.
Kryeni sa më shumë gabime, duke kujtuar vetëm një gjë: mos përsërisni të njëjtin gabim dhe do të zhvilloheni.
Ju keni nevojë për pushtet vetëm për të bërë diçka të dëmshme, përndryshe dashuria është e mjaftueshme, dhembshuria është e mjaftueshme.
Zinxhirët më të rëndë janë të vërtetat e marra borxh.
Ndjeshmëria është rroba më elegante dhe më e çmuar që inteligjenca mund të veshë.
Për të qenë shëndosh mendërisht, duhet të kalohen shumë çmenduri.
Është ky sekreti i thjeshtë i lumturisë. Çfarëdolloj gjëje që bën, mos lejo që e shkuara të ndërhyjë, mos lejo që e ardhmja të të trembë. Sepse e kaluara nuk ekziston më, dhe e ardhmja nuk ka ardhur ende… të jetosh në kujtime, në imagjinatë, do të thotë të jetosh në mosekzistencë.
ObserverKult
———————————–
LEXO EDHE:
ÇAPALIKU, VELIAJ, LLOSHI, JACAJ, MEKSI DHE GOGO- FITUESIT E ÇMIMEVE KOMBËTARE TË LETËRSISË
Është mbajtur së fundmi ceremonia e shpalljes së fituesve të Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2022 nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.
Kjo ditë kulmoi dhe me 124-vjetorin e lindjes së poetit të madh Lasgush Poradeci. Mes mijëra titujsh juria e kryesuar nga akademik Mehmet Kraja dhe anëtarë: Saverina Pashaj, Aida Tuci, Shezai Rrokaj, Mimoza Hysa ka vlerësuar prurjet në disa zhanre duke shpallur fitues Stefan Çapaliku me librin “Një engjëll veshë me frak” si romani më i mirë i vitit”.
Olimbi Velaj me librin “Lumturia e të tjerëve” fiton çmimin “Vëllimi më i mirë poetik i vitit”…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU