Bukowski: Largojmë ata që na duan dhe i shtrijmë dorën atij që na ka kthyer shpinën…

bukowski - gjithmonë

Nga: Charles Bukowski

Ndjejmë gjëra dhe nuk i themi. Duam dhe nuk e shprehim. Lëndojmë, dhe falje nuk kërkojmë. Gabojmë dhe nuk kemi dëshirë të mësojmë.

Humbasim njerëz dhe atëherë e kuptojmë që duhet t’i vlerësonim më shumë. Largojmë ata që na duan dhe i shtrijmë dorën atij që na ka kthyer shpinën. Pendohemi tepër vonë…

ObserverKult

——————

Charles Bukowski

Lexo edhe:

BUKOWSKI: NUK KAM NEVOJË PËR DIKË QË TË MË PËRSËRISË VAZHDIMISHT SE DO TË JETË ATY…

Në vazhdim do të keni mundësinë të lexoni disa nga thëniet më të bukura të Charles Bukowskit për dashurinë:

“Doja ta thoja me zë të lartë atë që ndieja, por qëndrova i heshtur nga frika se nuk do të më kuptonin”.

“Një nga ndjesitë më të bukura në botë është kur përqafon dikë dhe ai person të shtrëngon akoma më fort mbrapsht”.

“Unë nuk kam nevojë për dikë që të më përsërisë vazhdimisht se do të jetë aty. Se nuk do të më lëshojë, apo se nuk do të më tradhëtojë kurrë. Më mjafton dikush që në të gjitha rastet që të më dërgojë në djall, sërish të rikthehet tek unë”.

“Shpreheni atë që ndjeni. Mos kini frikë nga pasojat, sepse koha nuk fal asnjë. Dashuroni, urreni, shpreheni çdo emocion të fortë që po përjetoni. Njerëzit janë spektakli më i bukur në botë, dhe për të cilin nuk paguhet ndonjë biletë”.

“Mua më pëlqejnë personat e hutuar, ata që sapo i përqafon duken të plotë, ndërkohë që më parë të dukeshin të thyer në mijëra copëza”.

“Mund të them se dashuria është si alko oli. E provon një herë, të trullos kokën, por sërish do një gotë tjetër, një tjetër, e kështu me radhë….

Tekstin e plotë e gjeni KËTU