Vdekja e Violeta Rexhepagiqit, policia jep detaje

Sot ka ndërruar jetë gazetarja e njohur dhe muzicientja Violeta Rexhepagiqi.

Lajmin e ka konfirmuar edhe policia , e cila është informuar se në një shtëpi në rrugën “Ferid Dragaj” në Prishtinë gjendet një person pa shenja jete.

“Me të marrë informatën Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur në viktimën femër, e cila ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Aktualisht njësitet policore në koordinim me prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”.

Violeta me vite punoi ne RTP pastaj ne RTK dhe gjatë viteve të ’90 ishte korrespodente e TV Sky News.

Violeta për publikun e gjërë shqiptar u bë e njohur me paraqitjet e saja në grupin e muzikës moderne të kohës “Vivien” rreth vitit 1984. Gjatë kësaj kohe, ajo përfaqëson për dy herë Kosovën në përzgjedhen e përfaqësueses së Jugosllavisë për “Këngën e Eurovizionit”./ ObserverKult