Nëse të thonë se dashuria është një ëndërr, ëndërro por mos u çudit nëse zgjohesh duke qarë

ObserverKult ua sjellë disa thënie të zgjedhura të Jim Morrisonit.

Mos fol kurrë për paqe e për dashuri! Një njeri e pati provuar dhe e kryqëzuan.

Kur dikush më pyet se çfarë do të thotë të duash, unë ul kokën sepse kam frikë të kujtoj.

Thonë që dashuria është jetë, kurse unë për dashurinë po vdes.

Të mos duash nga frika se do të vuash është njësoj si të mos jetosh nga frika se do të vdesësh.

Dashuria është gëzimi i qenies dy, tmerri që mbetesh një, frika se bëhesh tre!

Lumturia e vërtetë nuk është në fundin e një gote: Nuk është brenda një shiringe: E gjen vetëm në zemrën e atij që të do.

Do të ndaloj së dashuruari atëherë kur një piktor shurdh do të mund të pikturojë zhurmën e rënies së një petali trëndafili mbi dyshemenë, prej kristali të një kështjelle që s’ka ekzistuar kurrë.

Nëse të thonë se dashuria është një ëndërr, ëndërro por mos u çudit nëse zgjohesh duke qarë.

ObserverKult

LEXO EDHE: Jim Morrison: Vetëm duke menduar për ty