ObserverKult ju sjell disa thënie për dashurinë nga autorë të ndryshëm:
Asnjë dashuri në jetë nuk i ngjason dashurisë së nënës./ Elsa Morante
Nuk ka gjë më të përsosur në botë se dy veta që duhen./ Marc Levy
Nëse vërtet e do dikë, lëre të lirë të shkojë. Nëse kthehet, është i yti përgjithmonë. Nëse nuk kthehet, nuk ka qenë i yti kurrë./ Jess Lair
Të dashurosh është të gjesh gëzimin tënd në lumturinë e tjetrit./ Gottfried Wilhelm von Leibniz
Jetohet vetëm kur dashurohet./ Claude-Adrien Helvetius
Armiku i dashurisë është kritika. Nëse dikush të kritikon do të thotë se nuk të do./ Alejandro Jodorowsky
Dashuria e bën shpirtin tënd të dalë nga vendi ku është fshehur./ Zora Neale Hurston
Kush nuk ka dashuruar kurrë, kurrë nuk ka jetuar./ John Gay
Në një puthje do të gjesh gjithçka që s’të kam thënë./ Pablo Neruda
Askush nuk ka dashuri më të madhe se ai që di të respektojë lirinë e tjetrit./ Simone Weil
T’i druhesh dashurisë është t’i druhesh jetës, e kush i druhet jetës është më i vdekur se i gjallë./ Bertrand Russell
ObserverKult
——————
LEXO EDHE: