Dritëro Agolli: Po iki i zhgënjyer nga miqtë…

Poezi nga Dritëro Agolli

Po iki me trishtim i zhgënjyer nga miqtë
E mbylla dhe derën që rrinte e hapur
Për lajkatarët, për rrenacakët e smirëzinjtë
Që shtireshin engjej të dashur.

Ku vete s’e di, veç s’dua të kthehem
Sërishmë në rrenat e jetës
Diku në një skaj të largët do prehem
me qafën e futur në jakën gri të xhaketës.

ObserverKult


Lexo edhe:

DRITËRO AGOLLI: NA ISHIN DY NJERËZ DIKU NË NJË QYTET, U TAKUAN, U DASHURUAN…

Lexo edhe:

“KËNGA E MJEKUT”, HISTORIA E VËRTETË QË FSHIHET PAS SAJ

Në marsin e vitit 1963 Anita Take po luftonte me vdekjen, ndërsa përpiqej të sillte në jetë fëmijën e saj ta parë. Pacientja ndiqej nga profesor Gliozheni, por meqë ai ishte tepër i zënë me pacientet e shumtë , për yllin e këngës shqiptare u kujdes një mjek i ri specializant nga Peshkopia që quhej Rahim Gjika që më vonë u bë një nga ikonat e gjinekologjisë shqiptare.

Nga Artan Gjyzel Hasani

Kishte një arsye specifike për këtë “rastësi”. Profesor Gliozheni preferonte që shtatëzanitë e komplikuara të zgjidheshin me operacion. Mjeku i ri përkundrazi preferonte lindjen natyrale, sado e vështirë të ishte kjo, gjë me të cilën ishte dakord edhe vetë pacientja.

Por kishte edhe një rrethanë tjetër. Njohja e mëparshme mes mjekut të ri Rahim Gjika dhe Agim Prodanit. “Shpirtërat e mëdhenj takohen”, thotë shprehja e famshme greke. Muzika dhe mjekësia kanë shkuar bashkë që nga agu i njerëzimit. Në Greqinë antike, ndërsa gratë lindnin, në dhomën pranë luhej muzike me harpë. Mjeku i ri dibran ishte adhurues i lojës magjike të Agim Prodanit në fizarmonikë dhe disa muaj më parë kishte marrë edhe disa orë mësime fizarmonike nga mjeshtri.

Natë e ditë te koka e pacientes së tij të famshme, që po përjetonte një lindje tepër të vështirë me rrezikun e jetës për veten dhe beben që kishte në bark.
Fati e solli që djali i çiftit të artistëve të vinte në jetë në duart e mjekut të ri dibran.

Tekstin e plotë e gjeni KETU