
Ka njëqind vjet që njerëzit venë te rrënojat e Titanikut,
polumbarët zhytën në fund të detit për me zbulue
të hatashmen “kuti të zezë” – që kurrë s’u gjet,
me enigmën e madhe si ndodhi apokalipsi
nga një ajsberg?
Binte një violinë në bord – veshun dhe ajo me të zeza
si nanat, motrat, bashkëshortet e atyne
që nuk e panë ma detin, se e mbollën me lule;
nën dritën e hanës bie ajo violinë trishtimi
e shndërrueme në lot…
Njëqind vjet që vemi tek ajo varrezë e ngrime deti
ani se në sytë tanë Titaniku mbytet përditë,
edhe sot!…
ObserverKult
Lexo edhe:






