Si n’vegim e kujtoj
Gjithë fëmininë që shkoi pa gëzime
Në vitet pa dritë
Pa ledhatim, më fluturoi
Porsi përrenjtë ç’më iku
Gjithmonë fëminia e shtrenjtë
Por lindi dielli i ri
Një diell i nxehtë që derdhi
Tek zemrat bonjake veç jetë
Për lumturinë
Për jetën tonë të re
Ky diell i zjarrtë
Do ngrohë gjithmonë të ardhmen tonë
O diell i dashur, o drita ime
Veç ti më fale gaz dhe hare
Në krahët e tua o jetë e bukur
Unë zemrën time ty po ta lë.
Sot unë jetën gëzoj
se dashurinë e gjeta tek ti
o moj vashë syshkruar
në sytë e tu gjej lumturinë
për vogëlushin që rritet çdo ditë
pranë nesh i gëzuar
sa herë që e shikoj
qesh nga gëzimi se syçkat e tija
shkëlqejnë plot jetë
për lumturinë, për diellin tonë të ri
çdo pikë djersë e derdhim ne
për jetën e re.
ObserverKult
———————