Nga Indro Montanelli
Di se shumë prej jush janë të interesuar për gazetarinë. Ky pasion filloi të më rritej që nga shkolla e mesme, kurrë nuk doja gjë tjetër në jetë veçse të bëhesha një gazetar i madh. Kjo e dëshpëroi shumë babain tim. Ai, që kur isha në shkollë të mesme, e konsideronte këtë profesion me përçmim dhe disi të pasigurt.
Por gazetaria ishte vokacioni më i madh i jetës sime. Edhe pse vazhdoj ta dua dhe ta bëj me dashuri këtë punë, nuk mund të këshilloj të rinjtë ta ndërmarrim këtë zanat sot, sepse besoj se gazetaria tani është në metrat e fundit.
Duhet të transformohet krejtësisht, në një kuptim që nuk e japim këtu.
Më bashkëngjiten kujtimet, vij nga një shkollë e caktuar, kam kaluar moshën dhe e kam të vështirë tani që ta mendoj, për të bërë diçka ndryshe.
Shpresoj për ju që të ndodhë një transformim i plotë, një transformim që merr parasysh ngjarjet e rënda që kanë ndodhur me kohën – duke përfshirë shumë gabime dhe devijime të gazetarëve – me hyrjen e teknologjisë së re, dhe mbi të gjitha të një kthese që përmbys çdo gjë nga pas. Gazetaria klasike, prej së cilës nuk heq dorë kurrë, është e pamundur që të jetë e përshtatshme me kushtet e sotme.
Kur nisa gazetarinë, rreth 60 vite më parë, kishim si përdorim teknologjik makinën e shkrimit e tipit “Olivetti Lettera 22”, me të cilën vazhdoj të shkruaj.
Nuk prodhohet më dhe për këtë kam paguar në pesë pika antikuarësh, për t’i ruajtur ato. Përtej kësaj nuk mund të shkoj. Faksin nuk di ta përdor, por një person i dashur merret me këtë punë për mua. Ndryshe nuk do të dija të shkruaja as edhe një faqe.
Ne gazetarët duhet të përballemi me një armik vdekjeprurës. Në vend që të luftojmë, jemi kthyer në shërbim të tij: është televizioni. I kam të njëjtat ide me Popper-in, televizioni është mënyra me e keqe që mund të na ndodhë.
Ndërsa gazetat janë bërë megafona të televizionit, prandaj gjejmë tituj me tetë e nëntë kolona për Pippo Baudo-n apo Alba Parietti-n. Televizioni mund të ishte një instrument i madh për kulturën, por nuk është. Kjo është punë për të. Ajo që është punë për ne, është se po bëhemi megafonë të televizionit, duke kopjuar dhe shndërruar në kostum të tij, duke njohur epërsinë e tij.
Italia, përveç që ka përzier seriozen me të dobishmen, gjithashtu e ka marrë të dobishmen si gjënë e vetme serioze. Edhe ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse përpiqemi të përshtatemi me këtë, duke e tepruar me këtë shtrembërim të zakonit tonë. Po ka edhe më keq. Televizioni drejton dhe i hap rrugë protagonizmit, që kur sillet në gazetari ka efekte katastrofike. Televizioni nxit gazetarinë në shtysën me të keqe, tipike për gazetarët e këqij, në kërkimin me çdo kusht të scoop-it. Nëse dikush nga ju dëshiron ta bëjë këtë punë, duhet t’i shmangeni tundimit të scoop-it! Mos harroni se ajo është rruga e shkurtër e gomarëve. Ju mundëson të arrini atje të parët, por në mënyrën më të keqe.
Publiku është një kafshë e çuditshme, që duket se kupton pak, por mos harroni; nëse luani me besimin e tij, jeni të humbur. Ky besim duhet fituar seriozisht dhe me mundim të madh, dita -ditës. Kjo nuk na mbron nga gabimet, por na detyron të denoncojmë vetveten, kur e shikojmë gabimin, si dhe t’i kërkojmë ndjesë publikut. Nëse doni të ushtroni këtë zanat, kujtohuni mirë.
Është një zanat që kërkon shumë përulësi, dhe protagonizmi është në kundërshtim me këtë ligj themelor.
Sot unë i shoh drejtorët e rinj. Ata janë shumë të mirë. Të kuptohemi, janë midis moshës 40 e 50 vjeç. Ndoshta mund të ishin bijtë e mi. Por ata nuk qëndrojnë në zyrë, unë i imagjinoj, ata qëndrojnë në zyrën e marketingut, sepse gjëja themelore e një medie është audienca. Audienca bën publicitet, sepse një gazetë nuk duhet vetëm të jetojë, por duhet edhe të bëjë para, mbi të gjitha nëse dëshiron të jetë e pavarur.
Nëse një gazetë i kërkon para dikujt, është në mënyrë të pashmangshme shërbëtor i punëve të tij. Unë e kam humbur gazetën “Voce”, sepse nuk ia dola t’u sjell fitime.
Është audienca, në formën më të ulët, ajo që na detyron të vulgarizojmë gazetën, e cila për t’u shtypur duhet të “fluturojë” në këtë rrugë.
Kjo rrugë megjithatë nuk na çon askund.
Ne do të kemi një gazetari gjithmonë të keqe, sepse është me tepër në kërkim të audiencës, gjithmonë në kërkim për më shumë publicitet dhe për këtë arsye gjithnjë e më shumë është e gatshme për të kënaqur shijet e këqija të publikut, sesa t’i rregullojë.
Të kuptohemi, publiku është gjithmonë Bosi ynë. Ne nuk mund të përplasemi me të kokë më kokë, por duhet ta edukojmë, pa e treguar këtë, sepse nuk ka asgjë të keqe nga qëndrimet prej të mençuri.
Unë nuk e di nëse është e aftë gazetaria të lëvizë, të bëjë ndryshime, në këtë drejtim, por nuk shoh shenja gjëkundi. Nëse do të isha 40 vjet më i ri, do të tentoja përsëri, do të provoja për të bërë një gazetë.
Tani, ju do të habiteni, por do të ndiqja rrugën e hapur nga kryearmiku im Ferrara me gazetën “Foglio”. Kjo gazetë është ndoshta ajo që unë duhet të bëja me “Voce”, me të cilën nuk kisha forcë dhe aftësinë për ta bërë
Një gazetë që do t’u përshtatej menjëherë burimeve të veta të shpenzimeve, me disa faqe, ajo mund të bënte pa një pjesë të madhe të reklamës, me disa gazetarë – të gjorët – të paguar pak.
Por ne gjithmonë jem paguar pak. Kjo punë nuk është për para. Në të vërtetë në qoftë se hasni një gazetar të pasur, mos i besoni.
Gazetaria nuk mund të çojë në pasuri, në prosperitet, në mirëqenie. Unë nuk jam ankuar, kam aq sa për të jetuar mirë. Por në fakt, një gazetar i pasur është një gazetar që qelbet, sepse i ka shërbyer profesioni, e ka përdorur atë në mënyrë që të arrihen objektiva të tjera. Një gazetar që i nënshtrohet zanatit – duke i kërkuar ndjesë prokurorit – do ta pushkatoja.
Ju shikoni, unë nuk po ju mbaj për lajme të mira, megjithatë, në këtë pikë, unë duhet t’ju tregoj një tjetër gjë. Ndoshta do të kisha bërë një punë më të keqe, por nuk më vjen keq për këtë. Unë besoj se gazetaria ka luajtur në Itali një mision, duke e shkëputur kulturën italiane nga fortesat e saj mafioze.
Më vjen keq që po jua kthej mikpritjen tuaj aq keq, por unë duhet të them se gazetaria e ka kryer këtë detyrë për dekada, duke e çuar kulturën tek audienca.
Kultura italiane kishte nevojë të madhe për këtë, sepse nuk i flet publikut.
Sepse ka një gjuhën e saj, të përkthyer në gjuhën e përbashkët.
Ndoshta ju e dini që nuk e kam shumë për zemër të flas në lidhje me vitin ’68 dhe me atë çfarë ndodhi atëherë, për shkak se ende kam shenjat dhe gjurmët. Për motivet e atyre djelmoshave, që më dhanë një tufë me plumba. Po të kisha moshën e tyre ndoshta do të ishin të përbashkët “plumbat”. Me siguri do të isha larguar për shkak se mënyra se si donin t’i bënin gjërat, ishte e gabuar, por diçka kishte atje. Ky rebelim, në një mënyrë të caktuar baroniale – në kuptimin e kulturës, ka diçka të drejtë.
A doni ta bëni këtë punë? Mos harroni të zgjidhni padronin tuaj, lexuesin.
Le të viheni në shërbim të tij. Flisni gjuhën e tij, e jo atë akademike.
Sill kulturën e të kuptuarit akademik. Vini re se kjo ka qenë një nga traditat më të këqija, kryer në Itali, e janë kryer disa të tilla.
A doni dëshmi? Merrni një shkrim të çfarëdo personi të Italisë së ‘700-s dhe vendosini ato në krahasim me faqet e enciklopedisë franceze.
Faqet e Voltaire-t, e D’Alembert-it, janë të qarta dhe të ndritshme. Gjithçka kuptohet.
Në të tjerat nuk kupton asgjë. Gjuha jo e vërtetë, e princit. Gjuha e kulturës në shërbim të zotërisë, që në atë kohë u bë e partisë.
Prandaj është edhe më keq, sepse ishte më mirë t’i shërbeje një duke apo një kardinali sesa një partie.
Ishte më pak e turpshme kjo, sado që ishte tepër e shëmtuar. Mos harroni se kultura në Itali kurrë nuk është përhapur. Ajo pak që është bërë, është bërë nga gazetaria.
Nëse dëshironi ta bëni këtë zanat, ky është angazhimi që ju duhet të përmbushni. Për ta bërë kështu, nuk ka vuajtje që mund t’ju shkurajojë dhe kjo punë është shumë e bukur. Nuk të çon asgjëkund, por është e bukur. Gazetaria bëhet për gazetari dhe për asnjë gjë tjetër.
ObserverKult
ObserverKult
Kliko edhe:
SILDA ANAGNOSTI: KUR JE GRUA
Kur je grua,
toka është më afër,
qielli nuk ka yje mjaftueshëm që të përmbledhë
barrën e halleve që mban
në këtë mut shoqëri.
Kur je grua,
qielli është shumë i lartë për ty.
Por ti je një lule që fare mirë
mund të lash enët në shtëpi,
se qielli është punë për burra.
Ja,
mbaje kurorën në kokë
e luaj mbretëreshash
pasi të shkundësh shtëpitë
(sa shprehje idiote!),
pasi të gatuash e të lash,
e të kujdesesh për të gjithë.
Nëse je me fat,
do të punosh sa një burrë në punë
e sa një grua në shtëpi.
Nëse jo,
do të jesh statistikë e javës së katërt të nëntorit,
do të jesh veç frymë, veç shpirt.
ObserverKult
Lexo edhe: