Kënga “Perëndeshë e bukurisë më je…” e interpretuar nga Nexhmije Pagarusha dhe Liliana Çavolli
Perëndeshë e bukurisë je
un’ për tynë do t’pëlcas
dashurinë që kam në zemër
u bu bu si do t’ia bëj
Se n’andërr të shikoj
e kurrë s’të harroj
mos më mundo
o yll o xhan o zemër o
Jak unë e jake ti
jak o zemra ime
eja të rrojmë që të dy
në këtë botë.
Ilaçet nuk më bëjnë gjë
s’mi shërojnë plagët
përveçse syri yt i zi
që ma dogji zemrën.
Se n’andërr të shikoj
e kurrë s’të harroj
mos më mundo
o yll o xhan o zemër o
Jake unë e jake ti
jake o zemra ime
eja të rrojmë që të dy
në këtë botë.
ObserverKult
——————————————–
Lexo edhe:
“MUAJI I MUZIKËS”- PËRKUJTOHET “BILBILI I KOSOVËS”, NEXHMIJE PAGARUSHA
Në kuadër të Muajit të Muzikës, ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti ka kujtuar këngëtaren e madhe, Nexhmije Pagarusha.
Ajo shprehet se “në këtë muaj të muzikës, kujtojmë bilbilin e Kosovës, këngëtaren Nexhmije Pagarusha”.
Veprimtaria muzikore tepër e gjerë që ka interpretuar në periudhën 40-vjeçare të karrierës së saj e bëjnë tepër të vështirë që kjo artiste të përcaktohet si lëvruese e një rryme të caktuar muzikore, pikërisht nga larmishmëria e rrymave.
Nexhmija për më tepër e bëri muzikën popullore shqiptare të kalonte në një tjetër nivel dhe të kthehej në një pasuri të madhe shpirtërore. Nuk janë të pakta këngët e saj që vazhdojnë të riprodhohen nga brezat e rinj të këngëtarëve. Shpeshherë suksesi i këtyre të fundit është i garantuar vetëm prej reputacionit që ka marrë vetë kënga, duke u kënduar më parë nga Nexhmija…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU