Kënga e Naim Krasniqit kushtuar Vaçe Zelës: Ndonëse në pranga, kënga prapë jehonte

Muzika: Naim Krasniqi
Teksti:Ekrem Kryeziu

Flatrat mbi krahë, shqipet në ballë i patën
Ishin zogj të diellit, por e puthën natën
Ku u lindën, jetuan pa fluturuar
Prandaj jeta u shkoi pa e shijuar

Ndonëse në pranga, kënga prapë jehonte
Se shpirti e lypte, që dikush të këndonte
O robit për liri t’ja ngallte mallin
Me kënge zemre t’ja qante hallin

Na fale shpirtin e njomë, këngën na fale
Nga skena jehonte aj’ zá në fush’ e male
O Vaçe Zela k’saj toke të plaguar
Jetë i dhurove, e mbajte të zgjuar

Ndonëse moj motër ty të lindi nata
Zërin nuk ta ndali stuhia dhe dallga
Në kafaz e mbyllur na këndove
Dhe shpresën ndër ne e gjallërove

Kënga jote në çdo anë jehoi
Të bukurën tek ne ajo e shpëtoi
O të duan në Kosovë si ujt e Drinit
O ushëtimë malesh, valë e Shkumbinit.

ObserverKult


Lexo edhe:


NAIM KRASNIQI: SHIU I VERËS,SHI I NGROHTË I DASHURISË… (TEKSTI DHE KËNGA)

Dyzet gërsheta t’i numrova,
dhe të ngroha n’gjirin tim,
kur si pëllumba nga shiu i verës,
u strehuam nën çati.

Shiu i verës floktë m’i lagu,
vetëm buztë m’i lage ti,
sa shumë të doja,
vetëm kur thoshe…

Këngën e plotë e gjeni KËTU