Duhet të trembesh nga ata që kanë lexuar veç një libër!

Foto ilustrim

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Nuk ka gjë më të keqe se ambiciet e njerëzve të rëndomtë që mendojnë se lartësohen duke poshtëruar tjetrin./ Washington Irving

I trembem njeriut që ka lexuar vetëm një libër./ Tomas Akuin

Nëse mendon se këto janë kohë të vështira, lexo librat e historisë./ Bill Maher

Armiku i padukshëm është armiku më i frikshëm./ George Martin

Ka njerëz për të cilët e vërteta është helm./ Andre Maurois

Gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë njeriut, nuk është as dhimbja, as vdekja, por poshtërimi./ Remy de Gourmont

Nuk është punë që të nderon, t’ia hedhësh atij që të beson./ Miguel de Cervantes

ObserverKult


Lexo edhe:

XHEVAHIR SPAHIU: O ZEMRA IME, O VETMI…