Askush nuk mund t’ju bëjë të ndjeheni inferior pa miratimin tuaj!

Thënie nga Eleanor Roosevelt:

“Duhet guxim për të dashuruar, por dhimbja përmes dashurisë është një zjarr pastrues gjë të cilën ata që dashurojnë në përgjithësi e dinë. Ne të gjithë njohim njerëz të cilët aq shumë frikësohen nga dhimbja sa që mbyllen brenda vetes dhe nuk japin asgjë, nuk marrin asgjë dhe në këtë mënyrë tkurren deri sa jetën e bëjnë thjeshtë një vdekje që jeton.”

“Nuk është e drejtë t’iu kërkosh të tjerëve atë që ju nuk jeni të gatshëm për ta bërë vetë.”

“Unë besoj që secili mund ta mposht frikën duke i bërë gjërat që gjithmonë ka pasur frikë t’i bëjë.”

“Është shumë më mirë të ndezësh një qiri se sa ta mallkosh errësirën.”

“Nuk është e mjaftueshme të bisedosh për paqen. Duhet të besosh në të. Dhe nuk është e mjaftueshme të besosh në të. Duhet të punosh në të.”

“Askush nuk mund t’ju bëjë të ndjeheni inferior pa miratimin tuaj.”

“Kurrë mos u mërzit dhe kurrë nuk do të bëhesh i mërzitshëm.”/ ObserverKult