Nga Estela Ruka
Ajo që në momentin që e kish takuar e kish dashur më shumë se çdo gjë tjetër në botë.
Pa arsye, pa ndonjë paramendim, pa ditur se ku do e çonte kjo dashuri, pa llogaritur asgjë, pa pritur asgjë nga ai, por ajo që ai e kish bërë të ndjente, ishte nji lloj fluturimi që askush nuk ja kish dhuruar më parë, si të thuash fluturim shpirtëror dhe gjendje që nuk i kish ndodhur kurrë më parë.
Gjithmonë fliste për gjendjen shpirtërore pasi për të tjerat e përditshmërisë apo dhe gjendjet sado të bukura apo rutinë që ajo i kish provuar nuk i kishin krijuar një gjendje të tillë ndoshta kënaqësi momenti por jo fluturim të tillë.
Përplasje me retë, takim me ylberin, dashuri me muzikën apo shpërthim poezish.
As nuk kish ngatëruar kurrë rrugën duke menduar dikë, këtë radhë ja që ishte komplet ndryshe, aq ndryshe sa do donte të ishte romanca e fundit në jetën e saj.
Po aq shpirtërore sa dhe dikur e para fare, atëherë kur nuk dinte ç’ishte romanca apo ç’po i ndodhte vërtetë në zemër.
Tani e dinte mirë se ç’po i ndodhte, donte të ishte koshiente me veten, shpesh humbte e harrohej në mendime, qeshte me vete biles dhe lotonte kur askush nuk e shihte, vetëm hëna kish qenë dëshmitare apo dhe shiu ndonjëherë që bashkohej me lotët e saj në faqe sikur të donte mos ta linte vetëm lotin e saj por dhe kjo atë e bezdiste ndoshta dora e tij do ishte më e lehte t’i fshinte ata lotë.
Kish provuar që ta shihte në sy dhe sytë t’i mbusheshin me lot nga mallëngjimi e mosngopja e të parit atë, harrohej në sytë e tij.
I dukej, edhe kur e kishte në krahët e saj përqafuar, sikur çdo gjë do rrëzohej do humbte, sikur nuk do e kishte më e çdo gjë mund të mbarohej një lloj frike të çuditshme por sa largohej nga ai e kuptonte se ai ishte me të, e aty gëzohej në kujtime e buzëqeshte me mendimet e duke e menduar jetonte ditë pas dite.
Ndoshta kjo ishte dhe romanca e fundit për të, të jetonte duke menduar atë dashuri. Ndoshta …!!!/
ObserverKult
Lexo edhe:
FAIK KONICA: GEGNISHTJA- GJUHË E POEZISË, TOSKËRISHTJA E PROZËS…
Dialektet e shqipes dhe nevoja e shkrirjes se tyre
Nga Faik Konica
Dy dialekte të mëdha, – të cilat edhe ato vetë ndahen në nëndialekte të tjera, sidoqoftë me më pak rëndësi – e ndajnë Shqipërinë. Në dialektin gegë në Veri, e dialekti toskë në Jug.
Një lum, Shkumbini, shënon pikën e dallimit në mes dy dialekteve.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult