
Aktorja e njohur, Julia Roberts, ka shpërndarë kohë më parë një foto në profilin e saj privat pa makiazh, ku ka shkruar:
“Perfeksioni është një sëmundje e këtij shekulli, e mbulojmë fytyrën me dhjetëra kremëra, bëjmë botoks dhe e privojmë veten nga thjeshtësia perfekte.
Kërkojmë të rregullojmë gjërat e dukshme, ndërkohë që është shpirti ai që ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, jo fytyra. Është koha për ne të reagojmë. Si mund të presësh që dikush të dojë, kur ti nuk e do veten tënde?”, thekson Julia Roberts.
“Duhet të jesh i lumtur me veten tënde, nuk ka rëndësi se si dukesh nga jashtë, por se si ndihesh përbrenda. Dua ta ndaj me të gjithë ju këtë foto pa makiazh. Pasi jam e vetëdijshme që kam rrudha në fytyrë, ama dua që ju të shihni përtej rrudhave. Dua ta pranoj veten për atë që jam dhe t’ju nxis që edhe ju ta doni veten për atë që jeni”./bota.al
ObserverKult
———————
Lexo edhe:
JULIA ROBERTS: MË SHUMË DO TË DOJA TË KISHA 30 MINUTA “TË MREKULLUESHME” SESA NJË…
ObserverKult ju sjell disa thënie nga aktorja e njohur, Julia Roberts

– Më shumë do të doja të kisha 30 minuta “të mrekullueshme” sesa një jetë pa asgjë të veçantë.
– Unë besoj në dy njerëz që janë të lidhur me zemër dhe nuk ka rëndësi se çfarë bëni, kush jeni apo ku jetoni; nuk ka kufij apo barriera nëse dy njerëz janë të destinuar të jenë bashkë.
– Njerëzit do të mendojnë se jam e sëmurë, ngaqë i dua gjithë këta libra të trishtuar. Në fakt, nuk më shqetëson një fund i lumtur në një roman . Sigurisht, është mirë kur ndodh. Por kur ke investuar kaq shumë kohë dhe gishtat e tua kanë shtyrë gjithë atë letër dhe arrini në fund. Epo, një fund tragjik shkon me tragjedinë e përfundimit të një libri.
– Është qesharake kur njerëzit thonë: “Unë nuk mendoj se Julia më pëlqen”. Zemër, nëse nuk më pëlqen, do ta kuptosh!
ObserverKult