“Kulla e Inglizit”, është një ndërtesë e shek. XIX, dëshmi e periudhës së aristokracisë mesjetare në Shkodër. U rikonstruktua nga lordi anglez Padget kur u vendos në Shkodër.
Brendësia u përshtat në përngjasim të kishave e të kapelave protestante. Kulla e Sahatit do të shërbente për të rrahur kambanat në orarin e liturgjisë, por pas ndërhyrjes së autoriteteve osmane, ndërtesa u përdor vetëm si banesë.
Në 1949 aty u vendos Muzeu i qytetit, i ashtuquajturi ‘Muze Popullor’.
Foto është realizuar nga Kel Marubi, Vila Pagot, (pa vit) e marrë nga arkiva e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.
Kulla apo Sahati i Inglizit siç njihet gjerësisht, ku në periudhën e regjimit komunist qe vendosur Muzeu Historik i Shkodrës, është një ndërtesë me pamjen e një kështjelle të periudhës së aristokracisë mesjetare në Evropë e ndërtuar nga lordi anglez Paget në çerekun e fundit të shek. XIX.
Nga pikëpamja ndërtimore përbëhet nga 16 dhoma aristokratike të mëdha. Më e madhja e ndërtuar me stil oriental.
Porta e oborrit është me dimensione jo të vogla e ndërtuar prej druri nga mjeshtërit shqiptarë. Dyert kanë stil të veçantë, të gdhendura me ornamente dhe me stemën e Anglisë.
ObserverKult
Lexo edhe:
A DO TË NDËRTOHEN KULLA NË PARKUN KOMBËTAR TË BUTRINTIT?
Konkursi ndërkombëtar për projektin e Qendrës së Vizitorëve në Parkun e Butrintit është mbyllur. Fitues është zgjedhur projekti i arkitektit të njohur japonez, Kengo Kuma.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka dhënë detaje lidhur me këtë të projekt, nga konkursi i zhvilluar deri te projekti që do të vihet në zbatim.
E pyetur nga gazetari Enkel Demi në “ABC e Mëngjesit”, nëse në parkun e ri kombëtar të Butrintit, do të ndërtohen kulla, vila, hotele, siç është thënë në media, ajo ka thënë që nuk do të ketë beton…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU