Puthja e jetës, çka fshihet pas fotos që fitoi çmimin “Pulitzer”

Fotografia e realizuar në vitin 1967, e shkrepur përmes objektivit të Roko Morabit, quhet “Puthja e jetës” dhe ka intriguar publikun për më shumë se 50 vjet. Ajo fsheh në vete një histori të jashtëzakonshme të dy punëtorëve.

Një vit pasi u shkrep fotografia, fotografi mori çmimin “Pulitzer” dhe më pas, ajo u botua në gazeta nëpër botë.

Puthja e jetës shfaq elektricistin J. D. Thomson duke i dhënë frymëmarrje artificiale bashkëpunëtorit të tij Randall G. Champion, pasi ai humbi vetëdijen pas kontaktit me tensionin e ulët.

Të dy ata po bënin mirëmbajtje rutinore, kur Champion aksidentalisht preku njërin prej telave të tensionit të ulët që ndodhej në majë. Ai humbi vetëdijen, për fat të mirë, rripi i sigurimit e pengoi që të binte. Thompson, i cili ishte poshtë tij, shpejt arriti lart dhe filloi t’i japë frymëmarrje artificiale.

Duke parë rrethanat, nuk ishte në gjendje të përdorte dhe duart për frymëmarrje artificiale, por vazhdoi të fryjë në mushkëritë e Champions, deri kur ndjeu një puls, më pas i zgjidhi rripin që e mbante lidhur me shtyllën dhe zbriti me të në shpatulla.

Ai jetoi edhe për 35 vjet të tjera, pas kësaj ngjarje. Vdiq më 2002 në moshën 64 vjeç.

Rreth fotografit:

Rocco Morabito po voziste në “West Street” në korrik të vitit 1967. Në një moment, ai ngriti kokën dhe pa elektricistin që ishte goditur nga rryma. Ai thirri menjëherë ambulancën dhe kapi aparatin për të shkrepur foton.

“Unë kalova pranë këtyre njerëzve që po punonin dhe vazhdova me punën time. Kam bërë tetë foto. Mendova të kthehem dhe të shoh nëse mund të bëj një foto tjetër. Atëherë dëgjova një ulërimë. Ngrita sytë dhe pashë që burri ishte varur. “Oh, Zoti im, nuk dija çfarë të bëja”. Bëra një fotografi menjëherë, pastaj Thomson zbriti shkallët. Shkova makinë dhe thirra një ambulancë. U ktheva aty, kur Thomson po bënte frymëmarrje artificiale. Një fotogravi e shkrepa kur dëgjova “Po merr frymë”.

Rocco Morabito mori çmimin “Pulitzer” të vitit 1968, për fotografinë “Puthja e jetës”. Fotografia u botua në shumë gazeta të botës.

ObserverKult

==============================

LEXO EDHE:

HISTORIA QË FSHIHET PAS KËTIJ MOMENTI IKONIK